Kjo është një provë e pakundërshtueshme se, qeni është miku më i mirë i njeriut. Siç shihet nga videoja, qeni ruan gjatë gjithë kohës biçikletën e të zotit dhe kur ai mbërrin hipën në biçikletë. Dhe me një të lehur ai lajmëron të zotin se është gati që të nisen. Videoja është filmuar në Kinë. Qeni quhet Li Li dhe i zoti i tij Luo.