Publikohen audio te reja ku Thaci e Lushtaku talleshin me Jakup Krasniqin

Publikohen audio te reja, ku Thaci e Lushtaku talleshin me Jakup Krasniqin
Për kryeministrin Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi quhet “Jakupovski”. Ndërsa, për Sami Lushtakun Krasniqi është qen, e Vlora Çitaku paraqet problem të madh. Këto cilësime i kanë bërë zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës ndaj sekretarit të partisë së tyre, Jakup Krasniqi.

Pesë audio incizime të dërguara në adresë të medieve dhe të postuara edhe në faqen e internetit “Yotube.com” shpalosin “stilin” e komunikimit në telefon të Hashim Thaçit,  Kadri Veselit, Adem Grabovçit, Vlora Çitakut e Sami Lushtakut.

Shefi i grupit parlamentar të Kosovës, Adem Grabovçi është më i përgjuari, i cili del të jetë fajtor koordinues i proceseve në Kosovë dhe koordinues kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj. Ndonëse Limaj nuk përmendet me emër ai është subjekt i bisedave telefonike.

Audiot mund t’i dëgjoni edhe ju, më poshtë këtij teksti.














Artikujt e fundit


Reklama

Reklama