Nje vrasje domethenese

Një vrasje domethënëse

Në Rrëshen u vra sot në një atentat Saimir Jaku, i cili raportohet se është shef sektori në OSSHE Tiranë.

Ajo që është e sigurtë është se, deri para pak javësh, viktima ka qënë drejtor i tensionit të lartë për gjithë veriun e vendit.

Para pak muajsh ai u akuzua nga ish-Kryeministri Sali Berisha si person i dënuar për trafik droge në Itali.

Ekzekutimi i tij në mënyrë mizore duket se konfirmon këtë akuzë.

Viktima duhet të mos kishte asnjë funksion drejtues që pas mitatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ky ligj nuk lejon emërimin "në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti" të personave të dënuar nga gjykatat në vend ose jashtë vendit për veprat penale.

Sipas ligjit të dekriminalizimi ky person duhet të kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.

Sidoqoftë, vrasja dëshmon dy gjëra: kriminelët janë integruar në të gjitha nivelet e administratës dhe sektorit publik dhe ligji i dekriminalizimit nuk po zbatohet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama