Siç shkruan sajti zyrtarë i Festivalit Europian, kënga e cila u interpretua totalisht në gjuhën shqipe ishte shumë bindëse dhe profesionale, dhe se Rona nuk kishte aspak nevojë për mbështetje vokale nga zëra të dytë. Në këtë provë të parë bëhet një kontroll i zërit, ndërsa në provën e dytë do të mund të zbulojmë edhe veshjen me të cilën Rona do të ngjitet në skenë në natën gjysëmfinale. Rona Nishliu ka bërë me të vërtetë përshtypje me vokalin e saj në provën e parë në skenën e Azerbajxhanit. Vetëm pak minuta më parë ajo ka kryer provën e parë, ku gjatë performancës ka qëndruar statike në skenë e ndriçuar nga një dritë e kuqe.
Gjatë performancës janë shtuar dritat po në ngjyrë të kuqe. E gjithë kjo, sipas eurovision.tv bëhet për tu përqëndruar tek vokali dhe orkestrimi. Ekranet e mëdha të skenës janë mbajtur në ngjyrë të errët. Siç shkruan sajti zyrtarë i Festivalit Europian, kënga e cila u interpretua totalisht në gjuhën shqipe ishte shumë bindëse dhe profesionale, dhe se Rona nuk kishte aspak nevojë për mbështetje vokale nga zëra të dytë. Në këtë provë të parë bëhet një kontroll i zërit, ndërsa në provën e dytë do të mund të zbulojmë edhe veshjen me të cilën Rona do të ngjitet në skenë në natën gjysëmfinale.