Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur projektin per rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit. Ky impiant do të ndryshojë tërësisht dhe do të jetë i gatshëm për të përballuar në tetor ndeshjet eliminatore të skuadres tonë Kombëtare. Shqipëria ndodhet në Grupin H, së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë, Armeninë dhe vendin organizator Francën.