Porsche ka zbuluar makinën më të shtrenjtë që ka prodhuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për Porsche 918 Spyder, në versionin hibrid. Makina është paraqitur në panairin e Frankfurtit në Gjermani, dhe ajo mund të arrijë 100 km në më pak se 2.8 sekonda. Porsche e ofron këtë makinë për një çmim prej 640 mijë euro. Porsche 918 Spyder është makina më e fundit hibride për gara.