Policia Rrugore ushtron dhune ndaj qytetareve

Policia Rrugore ushtron dhune ndaj qytetareve

Policia Rrugore është kthyer në një “makth” për qytetarët. Jo vetëm sa i takon parkimit të automjeteve në vendet e ndaluara, por edhe për shkak të penalizimeve të ndryshme. Shumë qytetarë ankohen se marrin gjoba të ekzagjeruara nga 2 mijë lekë të reja deri në 10 mijë lekë. Për ta ilustruar këtë mjaftojnë shifrat e fundit, ku në datat 7-23 shkurt janë marrë 14 756 gjoba. Sigurisht që vendi ynë vuan nga mungesa e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugore në masa ekstreme, por qytarët vazhdimisht kërkojnë t'u jepet mundësia për të reaguar në rastet e gjobitjeve të padrejta.

Ndërkohë, një video e marrë nga një kamera sigurie në rrugën “Islam Alla” në Tiranë, shumë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, tregon se në raste ekstreme, polici rrugor kalon edhe në ushtrim dhune fizike ndaj qytetarit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 16 gusht të vitit 2013. Një nga banorët e kësaj rrugice, ka denoncuar parkimin e një automjeti para portës së shtëpisë. Por, punonjësi  i policisë rrugore në vend që të zgjidhte problemin e qytetarit, ka ushtuar dhunë ndaj tij. Nuk dihen rrethanat e situatës së krijuar dhe rrjedha e ngjarjes, por policia ka arrestuar qytetarin e dhunuar me akuzën e fyerjes së punonjësit të Policisë Rrugore.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama