Sheshet e Prishtinës sot kanë qenë arenë e përleshjeve të shumta ndërmjet protestuesve dhe policisë që nga ora 13. Një xhirim ë ka ardhur në KALLXO.com, i bërë nga terasa e një ndërtese në Prishtinë, tregon përleshjen që ndodhi në një rrugë të Prishtinës, derisa policia e gjeti veten të pakët në numër dhe u tërhoq për shkak të superioritetit të turmës.