Pas tentativës së tretë të dështuar INUK arriti të prishë pallatin 7 katësh në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë. Tentativa e katërt rezultoi e suksesshme, ndërkohë që momentalisht forcat zjarrfikëse janë pranë objektit të rrëzuar totalisht. Teksa mbikëqyrte operacionin, kreu i INUK Zyhdi Dajti tha se tre tentativat e para dështuan për arsye teknike.