Parashutisti rrezikon te goditet nga nje meteor

Parashutisti rrezikon te goditet nga nje meteor

Një parashutist norvegjez, i cili sapo është hedhur nga avioni për një fluturim akrobatik, është rrezikuar të goditet nga një meteor që i ka kaluar shumë pranë.  Anders Helstrup është i pari në histori që bëhet dëshmitar i një fenomeni të tillë, për më tepër të regjistruar në një video.

 

Meteori rreth 5 kg bie nga qielli me një shpejtësi prej rreth 300 km/h ndaj duhet përqendrim për të kuptuar momentin kur ai kalon pranë parashutistit, i cili nuk ka arritur ta kuptojë se ç’ka ndodhur. Vetëm nga analizimi i pamjeve të kapura me anë të kamerës është vënë re edhe trupi qiellor. Rreth 500 meteorë bien çdo vit drejt Tokës ndërsa mijëra të tjerë shkatërrohen në atmosferë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama