Pamje mahnitese te lindjes se nje delfini dhe jetes nen uje

Pamje mahnitese te lindjes se nje delfini dhe jetes nen uje
Pamje të mrekullueshme janë filmuar gjatë lindjes së një delfini të vogël, i cili pasi vjen në jetë dhe noton përkrah nënës së tij. Videon e filmuan kujdestarët e qendrës Dolphin Quest Haëaii. Ishte lindja e parë për delfinin Keo 12-vjeçare dhe kjo lindje zgjati të paktën një orë. Sipas njoftimit të kësaj qendre, kujdestarët ishin në ujë bashkë me nënën dhe e ndihmuan derisa të sillte në jetë vogëlushin.

“Besimi që ekzistonte mes nënës Keo dhe kujdestarëve ishte i mrekullueshëm”, deklaroi veterinerja e qendrës. “Keo kërkonte përkujdesje dhe siguri nga njerëzit që notonin përkrah saj”. Delfinët e vegjël lindin pas një shtatzënie që zgjat nga 9 deri në 18 muaj. Vogëlushi kërkon përkujdesjen e nënës për dy vjetët e para dhe qëndron pranë saj nga 3 deri në 8 vjet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama