Pamja e jashtme ka rendesi te madhe!

Pamja e jashtme ka rendesi te madhe!

Një eksperiment i realizuar në Francë ka treguar se, pamja e jashtme ka shumë rëndësi. një person i cili është veshur me dy veshje të ndryshme, ka treguar që edhe njerëzit të reagojnë në mënyrë të ndryshme ndaj tij, ku ai kërkon ndihmë.

Fillimisht i riu i vendosur në qendër të eksperimentit, në një rrugë të tejmbushur me kalimtarë i veshur me xhinse, xhup dhe një kapuç në kokë u shtri përtokë duke qarë. Përveç tërheqjes së vëmendjes së disave që hidhnin vështrimin, ndërsa pjesa më e madhe e kalimtarëve as “që e vunë re fare”, asnjë ndihmë nuk iu ofrua.

 

Në rastin e dytë, i njëjti person, por këtë herë i veshur serioz, me një kostum të zi, kollare dhe një çantë zyrtari në dorë, u shtri sërish në të njëjtin vend, sërish duke qarë. Këtë herë ndihma dhe mirësjellja e të tjerëve nuk mungoi.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama