Kreu » Humor » Video » Nxehja seksi e atletes bukuroshe australiane
Nxehja seksi e atletes bukuroshe australiane
Botuar: 13 vite më parë
Shkruar nga:
Në kampionatin botëror të atletikës për të rinj, që u mbajt në Barcelonë, vëmendjen më të madhe të medieve dhe të shikuesve nga radha e meshkujve e tërhoqi australiania e re Michelle Jenneke.
Michelle mori pjesë dhe fitoi në disiplinën e 100 metrave me pengesa, por triumfi i saj nuk ishte në plan të parë, sa ishte nxehja para startit të vrapimit. Michelle, 19 vjeç, e bënte gati trupin e saj sikur do të bënte ndonjë sfilatë mode apo do të vallëzonte në ndonjë podium dhe kjo nuk iu shpëtoi shikuesve në tribuna, të cilët pas garës e shpërblyen me ovacione për performancën e saj. Për fat të keq, fansat e saj nuk do të mund ta shikojnë Michellen së Londër, pasi ajo nuk ka arritur të kualifikohet për Lojërat Olimpike.
Ndaj, ia vlen të shikoni videon e paraqitjes së saj në Barcelonë.