Japonia ka prezantuar në një ekspozitë të mbajtur në Tokio, makinat e së ardhmes. Në "Tokio Motor Show"-n e këtij viti morën pjesë 32 kompani të ndryshme makinash, japoneze dhe të huaja. Në të u prezantuan makinat e së ardhmes me hidrogjen dhe makinat elektrike me 3 rrota pa timon "Tokyo Motor Show" zhvillohet 1 herë në çdo dy vjet. Ekspozita e parë e automjeteve në kryeqytetin japonez u hap në vitin 1954.