Ishulli pa emerFantazi ne? Metropol

'Ishulli pa emer'Fantazi ne? Metropol
Teatrit Metropolit shfaq çdo të diel, ora 10:30, në sallën “Çehov” pjesën teatrale për fëmijë “Ishulli pa emër” të autores Milena Selimi. Në këtë pjesë pesë fëmijë nisen të eksplorojnë një ishull, të cilin e kanë gjetur nëpërmjet kompjuterit. Ata do të gjenden 240 gradë nga veriu dhe 300 gradë nga boshti i Tokës! Era, Tedi, Turi, Danja dhe Joni, nëpërmjet formulës magjike, në një fluturim të mendimit dhe dëshirës gjenden në një vend të panjohur dhe…aty nis aventura e tyre që do të vazhdojë deri në perëndimin e diellit.

 Skenat njëra pas tjetrës na sjellin para syve personazhe si pemët që flasin, pemët e sendeve të humbura, lopën me qumështin e çuditshëm, tortën gjigante me arra, Mbretëreshën Humbabadumba dhe Princin e dashuruar me vajzën e ëndrrave të tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama