Nje lajm i keq per perdoruesit e iPhone

Nje lajm i keq per perdoruesit e iPhone

Një grup hakerash gjermanë të njohur si Chaos Computer Club (CC) kanë thyer me sukses Touch ID, sensorin e shenjave të gishtërinjve të iPhone 5S. Lajmi është bërë i ditur vetëm dy ditë pasi Apple hodhi në treg serinë e re të iPhone. Në blogun e tyre Chaos Computer Club japin detaje (përfshirë edhe video) për metodën e tyre. “Gjurmët e gishtërinjve të përdoruesve të telefonave fotografohen nga një sipërfaqe xhami, dhe ne mundëm që të krijojmë shenja të rreme gishtërinjsh për të zhbllokuar një telefon iPhone 5S me Touch ID”.

Shqetësime për një metodë të tillë sigurie ishin shprehur gjerësisht në internet. Por një lajm i tillë mund të dëmtojë kompaninë Apple. Por lajmi i mirë është se ÇC mund të mashtrojnë sensorin e shenjave të gishtërinjve por nuk mund të hyjnë në çip ku ruhen shenjat e gishtërinjve.

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama