Nje avion ulet ne menyre te frikshme mbi koken e pushuesit

Nje avion ulet ne menyre te frikshme mbi koken e pushuesit

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në veri të Gjermanisë ku një avion ulet buzë detit dhe i kalon sipër kokës një pushuesi, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa pësuar gjë. Këto pamje të pabesueshme janë filmuar nga një kamera amatore dhe videoja u publikua në gazetën gjermane “Bild”.

Avioni “Piper PA-28-181 Archer II” ulet në ishullin turistik Dune në Helgoland të Gjermanisë. Në fakt duhej të ulej në pistë, por iu afrua aq shumë rërës dhe pushuesit që ishte shtrirë për të marrë rreze dielli.

“Po shikoja avionët që po vinin. Pashë pesë avionë që uleshin. Kuptova që ky i fundit po vinte shumë afër tokës. Të tjerët ishin të paktën gjashtë metra lart. U afrua aq pranë pushuesit të shtrirë në plazh, por ai ishte me fat”,- tha Rainer Shmid, personi që filmoi videon.

Ndërsa një tjetër pushues Uve Kaiser, i cili ishte gjithashtu dëshmitar i kësaj ngjarjeje tha: “Burri i cili gati sa nuk u godit ishte shtrirë, u kthye të shikonte, dhe pasi pa avionin, futi kokën në rërë kur ai fluturoi mbi të. Ishte shumë afër”. Pushuesi pas uljes së rrezikshme kërkoi një vend më të qetë, ku nuk mund të shqetësohej nga avionët e vegjël dhe uljet e pakontrolluara.

Ndërkohë, piloti i avionit Juergen Drucker ka pranuar se kishte gjykuar gabim momentin e uljes, por shpjegoi se nuk e kishte parë burrin që ishte shtrirë. Pas uljes Drucker në mbrëmje u nis për në shtëpi me avionin e tij.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama