Java teatrore e te rinjve Andi dhe Norman

Java teatrore e te rinjve 'Andi dhe Norman'
Në datën 12 dhjetor, ora 19:00, në Sallën e Re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, po në kuadrin e Javës Teatrore të të Rinjve, shfaqet komedia “Andi dhe Norman” e Neil Simon, me regji të Andia Xhungës. Kjo komedi tregon historinë e një trekëndëshi dashurie të përzier me politikë. Andi dhe Norman e sigurojnë jetën me fitimet që nxjerrin nga një revistë që kanë themeluar vetë, e cila i është dedikuar luftës kundër “sistemit” në Amerikë.

Sofia, një ish notare olimpike, është një vajzë e zakonshme jugore, e cila merr një apartament me qira fqinjë me dy shokët. Normani sa e sheh bie në dashuri, por Sofia nuk i përgjigjet dashurisë së tij. Po pastaj Sofia bie në dashuri me Andin, megjithëse ajo nuk pajtohet me pikëpamjet politike të tij, duke vënë kështu në rrezik jo vetëm revistën, por edhe miqësinë midis dy shokëve. Neil Simon është një dramaturg dhe skenarist amerikan. Veprat e tij shumë të suksesshme në Boardway luhen rregullisht në shumë skena të botës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama