Muaji i Kultures Shqiperi - Kosove ne Teatrin Kombetar

Muaji i Kultures Shqiperi - Kosove ne Teatrin Kombetar
Nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, më datë 18 shkurt, ora 19:00 me regji të Ilir Bokshit do të jepet shfaqja, "Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit. Ngjarjet e komedisë së gjashtëqintës zhvendosen në këtë cep të Ilirisë së poshtme në fund të shek. XIX. Luajnë ndër të tjerë: Shkëlzen Veseli, Teuta Krasniqi, Driada Matoshi, Eshref Durmishi, Ard Islami, Ylber Bardhi, Adrian Morina. Veç skenave në Elbasan dhe Fier, është prezantimi i parë i Bokshit në Tiranë.

Një tjetër shfaqje e Teatrit Kombëtar të Kosovës që do të ngjitet në Teatrin Kombëtar në datën 18 shkurt, "Lidhje gjaku" me regji të Fadil Hysaj. Interpretojnë aktorët Irena Cahani, Hazir Myftari, Aurita Agushi, Lumnije Sopi, Bislim Muçaj, Lirak Çelaj dhe Shpëtim Kastrati. Skenografinë Sylvia Ëeber, kostumografinë Vesa Kraja, muzika Valton Beqiri.

"Lidhje gjaku" shënon një zhvendosje të vëmendjes së dramaturgjisë tek individi në kuadrin e familjes dhe lidhjeve shoqërore. Muaji i kulturës do të mbyllet me provat gjenerale të shfaqjes që po përgatit për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë regjisori dhe njëkohësisht drejtori i Teatrit të Komedisë, Kastriot Çipi. Pjesa "Mallkimi i fukarenjve".

Ditën e dielë më datë 19 shkurt ora 19:00 salla "Kadri Roshi" e Teatrit Kombëtar, kompania "Fritland" Belgjikë, shfaq: "Ditari i një gruaje nga Kosova", nga Sevdie Ahmeti, regjizor: Zenel Laci Ditën e enjte më datë 23 shkurt ora 19:00 salla "Kadri Roshi", Teatri Shqiptar Shkup shfaq: "Netë Shqiptare" mbi krijimtarinë e Konicës, Kutelit dhe Çetës. Regjizor Enton Kaçaj.

Në datën 25 dhe 26 shkurt ora 19:00 salla "Kadri Roshi" e Teatrit Kombëtar, do të jepet shfaqja "Menaxheria e Qelqtë" nga Terens Williams, regjizor Lorin Terezi - fitues i çmimit të parë në festivalin e të rinjve 2011.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama