Momenti kur rrezohet nje avion Boeing ne Afganistan

Momenti kur rrezohet nje avion Boeing ne Afganistan
Një kamera në bordin e një makine ka fiksuar momentin e rrëzimit të një avioni në Afganistan. Shtatë amerikanë, pjesëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, gjetën vdekjen pasi avioni u shkrumbua në tokë. Ngjarja ndodhi të hënën pranë bazës ajrore Bagram në kryeqytetin Kabul. Avioni Boeing 747- 400 duket se bën një ngritje normale, por më pas nis e shfaq probleme. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, por NATO thotë se nuk ka pasur aktivitet të rebelëve në atë zonë. Avioni ishte nisur për në Dubai dhe i përkiste një kompanie private.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama