Mikoli si Maradona gol nga mesi i fushes

Mikoli si Maradona, gol nga mesi i fushes
Në ndeshjen përballë Kievos, sulmuesi i Palermos, Fabricio Mikolim, shënoi tre gola duke udhëhequr ekipin e tij në fitoren me rezultatin 4-1. Por goli i tretë, i shënuar në minutën e 82’ të takimit ishte i jashtëzakonshëm. Lojtari italian realizoi një gol të ngjashme me Diego Armando Maradona pasi e dërgoi topin në rrjetë nga mesi i fushës. Tre golat e kësaj jave ishin golat e parë të Mikolit në këtë sezon të Seria A edhe pse sezoni ka gjashtë javë që ka nisur. Sezonin e kaluar ai arriti të shënojë 16 gola.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama