Mijera myslimane mberrijne ne Meke

Mijera myslimane mberrijne ne Meke
Mijë besimtarët myslimanë kanë mbërritur në Mekën në Arabinë Saudite për pelegrinazh me rastin e festës së Kurban Bajramin ose siç quhet ndryshe pelegrinazhi vjetori i Haxhit. Ky është një nga pelegrinazhet më të mëdha në botë dhe konsiderohet si një nga pesë shtyllat e Islamit. Pjesë e saj bëhen të gjithë myslimanët të cilët janë të aftë fizikisht dhe të paktë duhet ta bëjnë këtë një herë në jetën e tyre.

Xhamia e Madhe është pika kryesore tërheqëse për mbi 3 milionë pelegrinë që pritet të jenë të pranishëm. Pelegrinazhi pritet të zgjasë nga data 24 deri me 29 tetor.

Ndërkohë, në bazë të vendimit të përbashkët të tri bashkësive fetare: Komunitetit Mysliman i Republikës së Shqipërisë, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë njoftohen besimtarët, përkatësisht opinioni publik dhe diaspora se Dita e parë e Kurban Bajramit apo Bajramit të Vogël është më 25 tetor.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama