Meta zhvesh nje gazetar dhe ka disa mesazhe...

Meta 'zhvesh' nje gazetar dhe ka disa mesazhe...

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, po pushon në Jalë, së bashku me kreun e PDSH në Maqedoni, Menduh Thaçi. Gazetari i ABC News, Eni Shehu i takoi të dy sapo dolën nga uji.

“Nuk kam braktisur Lalzin, por është një mundësi e mirë për të shijuar Jonin”, tha Meta. I pyetur nëse po thyen rekordet e Sali Berishës, Meta ka vlerësime për ish-aleatin. “Unë nuk tentoj t’i thyej asnjë rekord Doktorit, për mua është i paarritshëm dhe i respektueshëm gjithmonë”, tha ai. Ndërkohë Meta i kërkoi gazetarit që të zhvishej dhe të hynte në ujë. Eni Shehu ia plotësoi dëshirën.

Të mërkurën në mëngjes, këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi postoi një status të shkurtër me një citim nga Ilir Meta. “Nga transparenca nuk ka asgjë të keqe,” shprehet Meta. Nuk dihet për ky është mesazh konkretisht dhe pse pikërisht tani.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama