Macoku me cizme ne Metropol

'Macoku me cizme' ne Metropol
Arena Teatri i Metropolit për Fëmijë shfaq të dielën në datën 22 janar në sallën "Çehov", ora 10:30, pjesën "Maçoku me çizme". Në këtë pjesë me regji të Nelson Mullës, interpretojnë: Lorenc Kaja, Ermela Ruri, Aldjon Matarangasi, Ledio Janushi dhe Emiljano Palushi. Në pjesën "Maçoku me çizme" bëhet fjalë për një maçok inteligjent dhe një mbret të paditur. Një djalë i varfër i cili papritur bëhet princ. Një princeshë që dashurohet me shikim të parë. Një vajzë dhe një djalë që rrëfejnë historinë e mrekullueshme, aventurën e jashtëzakonshme të Maçokut me çizme. Milena Selimi, autorja e kësaj pjese, u tregon fëmijëve përse pikërisht Maçoku është personazhi më i shkathët, më inteligjent dhe plot besim në vetvete dhe përse është veshur me çizme

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama