Martesa qe preku boten Tha pranoj dhe iku ne boten tjeter

Martesa qe preku boten: Tha 'pranoj' dhe iku ne boten tjeter

Në fund të majit, pak kohë pasi i kërkoi martesë të dashurës së tij Leizel May, 29-vjeçari Rowden Go u diagnostikua me kancer agresiv të mëlçisë, e cila në fazën e katërt vjen me parashikimet shumë pesimiste. Pasi shëndeti iu përkeqësua, dëshira e tij e fundit ishte e thjeshtë: të martohet para anëtarëve të familjes, përfshirë edhe vajzën e tyre dyvjeçare.

Dasma ishte planifikuar për korrik, kështu që patën vetëm 12 orë kohë për përgatitje. Familja bëri gjithçka gati. Rowden ishte tepër i sëmurë për të lënë spitalin, kështu që nusja shkoi tek ai, transmeton Telegrafi. Rowden vdiq më 11 qershor, vetëm dhjetë orë pasi tha: "Pranoj (pas pyetjes: a pranon të marrësh për grua...)". Videoja e mëposhtme është publikuar nga vëllai Hasset.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama