Mami cfare po ben ai? Do e vrasin

'Mami, cfare po ben ai? Do e vrasin'

Pas lajmit se kryeministri izraelit u ka bërë thirrje të gjithë hebrenjve në Europë që të kthehen në Izrael, pasi ai është i vetmi vend i sigurt për ta, ka pasur reagime plot zemërim nga liderët europianë, sidomos nga ata francezë.

Por një video e realizuar nga një gazetar izraelit, i quajtur Zvika Klein, arrin në përfundime tronditëse. Gazetari i rrjetit NRG, pasi vendos në kokë një kippah për t’u identifikuar si hebre, shëtit për dhjetë orë në rrugët e kryeqytetit francez, Parisit. Videoja tregon se si e ngacmojnë dhe e fyejnë vazhdimisht në rrugë. Në disa raste e pështyjnë, në një rast thjesht i thonë ‘hebre’ si fyerje. “Bëj shaka, qeni nuk të ha ty,” i thonë disa. Pas dhjetë orësh në rrugët e Parisit, gazetari shkruan: “Mirësevini në Parisin e vitit 2015”. Sipas Klein, një djalosh i vogël u shokua me praninë e tij në lagje, duke thënë: “Mami, çfarë po bën ai? A e di që do të vritet”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama