Këto pamje tregojnë se si është sharra më e madhe në botë. Ajo mund të nxjerrë më shumë se 4500 ton qymyr në orë. Makineria monstruoze peshon më shumë se 45 mijë ton dhe praktikisht mund të ndajë në mes edhe male të mëdha prej qymyri. Është kaq e madhe, sa duhen 27 punonjës njëkohësisht të merren me punën e saj. Sharra është katër kate e lartë, ose rreth 12 metra. Ajo gjendet në qytetin Ekibastuz në Kazakistan.