Luga e Pirlos Salihi e realizoi 1 vit me pare

'Luga' e Pirlos, Salihi e realizoi 1 vit me pare
Të dielën Italia mposhti 4-2 me 11-metërsha Anglinë dhe siguroi biletën e fundit në gjysmëfinalet e Euro2012. Ndër penalltitë e ekzekutuara spikati ajo e Andrea Pirlos. “Luga” e mesfushorit italian çmendi të gjithë me komente e lëvdata nga kundërshtarët e komentatorët. Penallti të goditura në të tilla mënyra janë të pakta në futbollin profesionist, aq sa ndoshta do të na mjaftonin gishtat e njërëz dorë për t’i numëruar që të gjitha.

Por mes tyre është edhe një 11- metërsh i realizuar nga futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi.  Një vit më parë, kur luante për Rapidin e Vjenës në kampionatin austriak, në ndeshjen kundër Neustadt, shkodrani merr përsipër goditjen e një 11-metërshi. Vrulli ishte i madh, por goditja ishte “identike” si ajo e realizuar nga Pirlo 2 ditë më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama