Lot dhe dhimbje nga bota e... kafsheve

Lot dhe dhimbje nga bota e... kafsheve

Punonjësit e një kopshti zoologjik në Kinë u detyruan që të largojnë një elefant bebe nga nëna e tij pasi ajo tentonte ta mbyste. Fillimisht ata kujtuan se ishte një aksident dhe e rivendosën elefantin pranë nënës së tij. Por kur ajo tentoi sërish që të mbyste elefantin që kishte vetëm pak që e kishte lindur, rojtarët e kopshtit zoologjik e larguan përfundimisht. Vetëm se në këtë moment ndodhi befasia. Elefanti i vogël qau për plot pesë orë rresht, duke tronditur punonjësit, që bënë të pamundurën për ta qetësuar. Tani elefanti i vogël po bën progres dhe është adoptuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama