Kreu » Humor » Video » Leonardo propozim martese gjate shortit
Leonardo propozim martese gjate shortit
Botuar: 13 vite më parë
Shkruar nga:
Surpriza e vërtetë e shortit të Champios League nuk ishte ndonjë përballje e papritur midis ekipeve, por drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo. Duke përfituar nga spektakli i organizuar në Nion të Zvicrës, në mbajtjen e shortit, braziliani i kërkoi drejtëpërsëdrejti të dashurës së tij dorën për martesë.
Një gazetare e “Sky”, Ana Biglio ishte në transmetim kur Leonardo e pyeti: “A martohemi?”. E shtangur, ajo u përgjigj: “Çfarë pyetje është? Mirë, vazhdojmë transmetimin”. Megjithatë, Leonardo këmbënguli: “Mirë, çfarë?”. “Ok, në rregull. Flasim prapë në shtëpi, faleminderit gjithsesi”, përgjigja e së fejuarës.
”Tani është po apo jo?”, këmbëngulja e drejtorit sportiv të PSG, që shtoi me humor: “Meqë na ra Barcelona, na duhet një dasmë për të ngritur moralin”.
”Në rregull”, fjala e fundit e Biglios, që ndezi një duartrokitje në sallë.
Ndërkohë, Leonardo zbuloi se ka në plan të zhvillojë dy ceremoni martesore, njërën në Brazil dhe tjetrën në Milano.