Leo Messi zhgenjen vogelushin para ndeshjes

Leo Messi zhgenjen vogelushin para ndeshjes

Lionel Messi konsiderohet prej shumë njerëzve si futbollisti më i madh që ka jetuar ndonjëherë, edhe pse ende nuk e ka fituar Kupën e Botës. Të dielën në mbrëmje, ai dhe ekipi kombëtar i futbollit i Argjentinës, arritën një fitore 2-1 me Bosnjën, pjesërisht, falë golit të Mesit.  Mirëpo, para ndeshjes, ylli i Barcelonës “injoroi” dorën e zgjatur të një vogëlushi, i cili doli nga rreshti për ta takuar. I hutuar, para ndeshjes, pasi ishte ndeshja e parë e Argjentinës në këtë Botëror, Messi nuk e përshëndeti fëmijën. Reagimi i Mesit ka ngjallur jo pak komente nëpër rrjetet sociale por edhe në media.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama