Kur shprehja sishte faji im nuk hyn ne pune fare

Kur shprehja 's'ishte faji im' nuk hyn ne pune fare

Ky punonjës supermarketi, krenar për punën e tij të kujdesshme në radhitjen e shisheve të alkoolit në raftin e madh dedikuar posaçërisht atyre, pasi përfundon së sistemuari edhe shishet e fundit bën dy hapa prapa për të admiruar punën e tij të lodhshme, por për një moment të vetëm i gjithë rafti i shisheve shembet në tokë duke u bërë copë e thërrime.

Dy kliente që ndodheshin pranë në momentin e shembjes së raftit shpëtuan për një qime, pasi mund  të kishin pësuar dëme të mëdha nga xhamat e shumtë që u thyen në dysheme, e cila u kthye në një miks të vërtetë pijesh alkoolike të të gjitha llojeve dhe ngjyrave.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama