Kur propozimi ne publik perfundon me nje dru kokes

Kur propozimi ne publik perfundon me nje dru kokes

Mund të thuhet me plot gojë se është propozimi në publik më katastrofë në botë. Disa dhjetëra njerëz ishin mbledhur të shihnin se si një Romeo i lumtur po i propozonte të dashurës së tij në të njëjtin vend ku ishin njohur tre muaj më parë por në vend të ‘Po’ djaloshi merr një dru kokës.

Në videon e realizuar në një qendër tregtare në Dubai shihen dy të rinj tek ecin përkrah njëri-tjetrit dhe në një moment pranë tyre afrohen disa muzikantë që u bien instrumenteve; djali merr mikrofonin dhe nis t’i flasë të dashurës së tij: “Kam një mesazh të veçantë për një vajzë të veçantë. Këtu është vendi ku ne jemi takuar tre muaj  më parë. Ti je sharmi im, ëmbëlsira ime, absolutisht gjithçka e imja, unë dua që të gjithë ta dinë që ti me të vërtetë më bën të lumtur”.
Ndërsa njerëzit vazhdonin të mblidheshin rreth tyre kureshtarë, vajza pëshpërit e siktletosur: “Oh zot i madh, të gjithë janë duke na parë ne”.

Por djali nuk heq dorë. Ai nis të recitojë një poezi që ja kishte dedikuar të dashurës së tij dhe ulet në gjunjë gati për t’i propozuar. Në këtë moment vajza thjesht nuk mund të durojë më, i rrëmben kitarën nga duart muzikantit prapa shpinës së saj dhe e godet djalin me gjithë forcën në kokë. Hutimi i tij është mbresëlënës.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama