Kur kryeministrit i thone mbylle gojen

Kur kryeministrit i thone 'mbylle gojen'

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron ishte i ftuar në një prej emisioneve të BBC, kur prezantuesi Andrew Marr i kërkoj atij që të mbyllte gojën. Gjatë emsionit Cameron ka deklaruar se në vitin 2017 Britania do të zhvillojë një referendum për të vendosur nëse do të qëndrojë apo jo brenda BE-së. Në momentin kur kryeministri po fliste për çështjen e rrëmbimit të vajzave në Nigeri, prezantuesi Marr ka kërkuar ti japë fund bisedës duke iu drejtuar Cameron me këto fjalë: “Unë, unë, ...kryeministër mbylleni gojën. Kam frikë. Më vjen vërtet keq, shumë keq por ne kemi kaluar minutazhin e lejuar.” Kryeministri Britanik pavarsisht fjalës aspak normale të prezantuesit ka reaguar duke kërkuar falje pasi ishte zgjatur në bisedë më shumë sesa duhej.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama