Java e filmit mbi klimen ne TEN

Java e filmit mbi klimen ne 'TEN'
Në ambientet e Qendrës Multimediale "TEN", që administrohet nga Bashkia e Tiranës, çdo të premte për katër javë me radhë Instituti Goethe në Tiranë shfaq gjashtë filma ë si dhe me metrazh të shkurtër gjerman ë mbi ndryshimin e klimës. dy shqiptar Pjesa më e madhe e filmave gjermanë janë prodhuar gjatë viteve të fundit. Dy filma vizatimorë të viteve tetëdhjetë dëshmojnë që edhe në Republikën Demokrate Gjermane (RDGj) ka pasur debate lidhur me këtë temë. Aktualë janë dy filma me metrazh të shkurtër, të cilët janë prodhuar në fillim të këtij viti, me kërkesë të Institutit Goethe,nga Soena Lame dhe Gentian Koçi, të dy të diplomuar të Akademisë së Filmit “Marubi” në Tiranë.

Ky aktivitet ka filluar më 25 shkurt dhe do të vazhdojë në datat 4, 11 dhe 18 mars, ora 19:00. ë që janë shfaqur apo do Filmat gjerman shfaqen janë “Fatura” i Peter Wedel, “They Will Come to Town” i Thilo Ewers, “Rrethi” i Klaus Georgi, “Po ti çfarë bën kundër ndryshimit të klimës” i Katrin Rothe dhe “Kur të shkrijnë akujt” i Sylvie Hohlbaum dhe Gregor Schubert. Data 4 mars i është kushtuar shkrirjes së ujit. Në datën 11 mars do të shfaqet filmi shqiptar “Recipes for Disaster”, ndërsa në datën 18 mars filmi tjetër shqiptar “Njerëz – Ëndrra – Vepra”. Qendra “TEN” (ish- kinema “Dajti”) ndodhet në Rr. “Myslym Shyri”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama