Kledi Kadiu rrefen vitin 1991 ne Venecia!

Kledi Kadiu rrefen vitin 1991 ne Venecia!
Kledi Kadiu, balerini shqiptar që ka rritur sukses të madh falë pjesëmarrjes së tij në programet e Maria de Filipit, “Amici” dhe “Ce posta per te”, ka zbritur në tapetin e kuq të edicionit të 69- të të Festivalit të Filmit në Venecia. Kadiu vjen edhe njëherë si akto, pasi ai është protagonist në filmin dokumentar “La Nave Dolce.”

Filmi ka të bëjë drejtpërdrejtë me vetë Kledin. “Anija e ëmbël”, sjell në ekranin e madh të kinemasë fluksin masiv të emigrantëve shqiptarë të cilët zbarkuan në Bari më 8 gusht të vitit 1991. Midis emigrantëve ka pasur edhe një balerin, dhe është pikërisht kjo historia që rrëfehet në film.  Kledi, ka treguar se tu rikthehesh edhe njëherë atyre pamjeve është një emocion i madh. “La Nave Dolce” do të nisë transmetimin në kinema më 8 nëntor. Filmi pritet që pas shfaqjes në Itali të prezantohet edhe në kinematë shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama