Kengetarja filipinase kendon Valsin e lumturise

Kengetarja filipinase kendon 'Valsin e lumturise'

Këngët shqiptare janë të pëlqyera jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Këtë e ka demonstruar një vajzë filipinase që jeton në Dubai, e cila ka kënduar plot pasion këngën e këngëtares së madhe Vaçe Zela “Valsi i lumturisë”. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Këngëtarja filipinase La Ghaia, përveç vlerësimit që ka shprehur për zërin e divës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, ka shprehur dhe dëshirën për të vizituar Shqipërinë. Pasioni për këngët shqiptare është  i vjetër për këtë  këngëtare, pasi edhe disa vite më parë ajo ka kënduar një  këngë në  shqip e cila u bë shumë  e klikuar në Youtube brenda ditës.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama