Kengetari hidhet mbi fansat perfundon ne spital

Kengetari hidhet mbi fansat, perfundon ne spital

Një aksident i rëndë i ka ndodhur një këngëtari në një koncert, i cili për pasojë përfundoi në spital me kocka të thyera. Këngëtari George Watsky për ta përfshirë dhe entuziazmuar më shumë publikun, u hodh mbi ta në gjendje të lirë, duke besuar se fansat do ta prisnin. Ngjarja ndodhi në Londër dhe hedhja e George Watsky-t, duket se nuk shkoi në mënyrën e duhur gjatë koncertit “Vans Warped Tour”.

Në një video të publikuar në internet tregohet 27-vjeçari, i cili pasi hip në një strukturë 12 metra të lartë, e lë veten e lirë duke u hedhur mbi fansat, por asnjëri prej tyre nuk e priti. Si rezultat i kësaj hedhje, koncerti u ndërpre, ndërsa këngëtari përfundoi në spital me fraktura të shumta, madje edhe një vajzë që ndodhej mes turmës përfundoi në spital me krahun e thyer.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama