Karnavalet e Korces ne Metropol

'Karnavalet e Korces' ne Metropol
Teatri i Metropolit vazhdon të shfaqë çdo ditë, deri në datën 29 prill, në sallën Shekspir, ora 19:00, premierën e komedisë "Karnavalet e Korçës" të autorit Spiro Ҫomora dhe vënë në skenë nga regjisorja Elma Dorezi. Komedia është e ndërtuar në tri akte. Veprimi zhvillohet në Korçë dhe rrëfehen ngjarjet në mjedisin e këtij qyteti, në vitin 1936. Skena kryesore ku ndodhin ngjarjet është e vendosur në shtëpinë e një tregtari të pasur, Nikollaq Jorganxhiut.

Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike. Ata kanë një synim të përbashkët: të martojnë çupën e tyre të vetme Afrovitin, por prapamendimet i kanë të ndryshme. Në thelb ata janë dy prindër egoistë, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmojnë vajzën e tyre, po e vendosin atë në situata qesharake e tragjikomike. Afroviti është pasqyra e prindërve të saj, por nëse ata janë të rrahur nga jeta, ajo shfaqet me gjithë mendjelehtësinë, dashakeqësinë dhe antipatinë e një vajze të moshës së saj. Interpretojnë: Devis Muka, Ina Gjonci, Marsela Lena, Klodian Hoxha, Lorenc Kaja, Jonida Cunga dhe Oriana Came. Kostumografia: Edlira Qyshka Skenografia: Beqo Nanaj.

Për më tepër informacion:
+355 42 270 668.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama