Joshua Bell performoi ne metro me violinen 3.5 milione dollareshe...

Joshua Bell, performoi ne metro me violinen 3.5 milione dollareshe...
Një mëngjes të ftohtë janari njerëzit si zakonisht gumuzhinin nëpër metronë e Washingtonit për të shkuar apo për tu kthyer nga puna, dhe vetëm ndonjëri prej tyre ktheu kokën dhe ia hodhi ndonjë para të imët njeriut që performonte në violinë, duke mos paramenduar fare se në violinë ekzekutonte një nga violinistët më të famshëm në botë, Joshua Bell.  Askush nuk dha duartrokitje, askush nuk e njohu.

Askush nuk e dinte që bëhet fjalë për Joshua Bellin, dhe se ai performonte në violinën e vlefshme 3.5 milionë dollarë.   Dy ditë para se të ekzekutonte në metronë e Washingtonit, Bell e kishte mbushur teatrin  e Bostonit, ku çmimi mesatar i biletës ishte 100 dollarë.  Performancën e tij të fshehtë e organizoi si eksperiment gazeta “Washington post” për të eksploruar perceptimin shoqëror, shijet dhe prioritetet e njerëzve, duke u fokusuar në çështjen se a e hetojmë bukurinë rreth nesh, a dimë ta vlerësojmë dhe a dimë të njohim talentin në një kontekst të papritur.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama