Klasik ne Teatrin e Operes dhe Baletit

'Klasik' ne Teatrin e Operes dhe Baletit
Këtë fundjavë do të jepet një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë në kuadrin e edicionit të 11-të të sezonit koncertor ndërkombëtar të muzikës “Klasik”. Ditën e shtunë, datë 11 dhjetor trioja “Saule Kilaite and The Madrix” nga Italia do të japë në skenën e këtij teatri koncertin me titull “Trio performancë për violinë”.

Saule Kilaite, ideatorja e formacionit “Saule & The Madrix” ka bashkëpunuar me orkestra e grupe muzikore të ndryshme dhome dhe është e njohur si soliste në shumë koncerte publike e private me shumë prestigj. Muzikantia shoqërohet në koncertin e saj në Tiranë nga kitaristi Max Guglielmonene dhe Adriano Sangineto, i cili luan në harpë, klarinetë dhe këndon. Ky aktivitet organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me TOB-in dhe “Klasik”. Koncerti fillon në orën 19:00 dhe hyrja është e lirë. Për më tepër informacion klikoni në faqen e internetit.

www.klasikalbania.org


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama