Japonezet paraqesin robotin e luftes

Japonezet paraqesin robotin e luftes
Një kompani japoneze elektronike ka paraqitur një robot që mund të përdorët në situate lufte ,“Kuratas”. Kjo shënon fillimin e një epokë të re në industrinë ushtarake, bën të ditur "Voice of Russia". Roboti i luftës, i projektuar nga “Suidobashi Heavy Industry”, është 4 m i lartë dhe peshon mbi 4 tonë. Ai mund të kontrollohet si nga kabina e brendshme ashtu dhe nga një zonë e sigurt, duke përdorur një “smartphone” të lidhur me rrjet “3G”.

“Kuratas” është i pajisur me një sërë të armësh të teknologjisë së lartë, duke përfshirë një “mitraloz Gatling” (me shpejtësi qitjeje 6000 të shtëna në minute), i cili aktivizohet kur piloti buzëqesh. Për këtë arsye projektuesit e pilotit kërkojnë pilotë “seriozë”. Kostoja e këtij robot të ri është vlerësuar në rreth 1.4 milionë dollarë USD. Roboti ka 30 nyje hidraulike, të cilat i lejojnë të lëvizë pa u penguar. Roboti mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 10 km në orë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama