Jam mysliman me jep nje perqafim

'Jam mysliman, me jep nje perqafim'

Një mashkull mysliman vendosi të bëjë një eksperiment për të parë reagimin e njerëzve. Ai lidhi sytë dhe hapi krahët për të parë nëse njerëzit do t’i besonin atij dhe do t’a përqafonin. Ai kishte vendosur një tabelë ku lexohej “Unë të besoj ty, po ti më beson mua? Më jep një përqafim”.

Në të kishte edhe një shenjë ku tregonte se ai ishte mysliman. Duzina me njerëz të të gjitha moshave shkuan t’a përqafonin atë. Videoja ka marrë më shumë se 700 mijë klikime në Youtube.

“Në përgjigje të krimeve të ndodhura që shkaktuan një rritje të islamofobisë ne zbritëm në rrugët e Kanadasë për të parë reagimet e njerëzve. Reagimi ishte njëkohësisht prekës dhe frymëzues”, ka thënë Aso Omii, personi që hodhi videon në internet.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama