Nëse fundi i botës vjen, me shumë gjasë nuk do shihni CNN. Por nëse e shihni, atëherë kjo është videoja që do transmetohet atë ditë. Michael Ballaban, që ka punuar në këtë televizion, ka postuar videon online. Në fakt është thjesht një marsh i luajtur nga banda e ushtrisë amerikane, i titulluar “Nearer My God to Thee”. Kjo mendohet se ka qenë muzika që është luajtur kur u mbyt Titaniku.