Ja si vriten anetaret e Agimit te Arte (VIDEO +18)

Ja si vriten anetaret e Agimit te Arte (VIDEO +18)

Një foto vlen sa një mijë fjalë. Kështu e kanë përshkruar mediat greke pamjet e vrasjes së dy të rinjve grek, anëtarë të Agimit të Artë. Fjalët mungojnë për të përshkruar imazhet e tmerrshme, ku tregohet mënyra sesi vriten dy të rinjtë. Media greke 'Zougla' ka publikuar pamjet tronditëse të vrasjes së dy anëtarëve të Agimit të Artë para selisë së partisë. Katër pjesëtarë të partisë neonaziste ishin duke qëndruar jashtë ambienteve të selisë së partisë së tyre. Të dy ekzekutuesit u shfaqën pa maska dhe qëlluan me gjakftohtësi ndaj të rinjve, ku dy prej tyre arritën të largoheshin. Vrasësit e  pamëshirshëm, komentojnë mediat greke, qëlluan mbi dy të rinjtë e tjerë disa herë, për t’u siguruar se ata nuk do të mbijetonin. Ngjarja ndodhi në 1 nëntor 2013 rreth orës 20:00, në një zonë që ishte e populluar.

Dy të rinjtë George Fountoylis dhe Manolis Kapelonis janë qëlluar në gjoks dhe në kokë, duke vdekur në vend. Manolis Kapelonis u mundua t’i shpëtonte vdekjes, duke kthyer kurrizin, duke menduar se plumbat që t’i merrte nga prapa do ta linin të jetonte, por ishte e pamundura, sepse vrasësi e qëlloi disa herë. Pamjet janë tronditëse.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama