Një video e xhiruar në Prishtinë, vërteton më së miri se ligji kundër ngacmimit seksual shkelet çdo ditë. Videoja është bërë nga nisma “Take Back the Night”, dhe tregon se si në kryeqytetin e Kosovës, një femër merr së paku 50 ngacmime banale për një ditë. Videoja është e shoqëruar edhe me titra, që tregojnë banalitetin dhe fjalët e ulëta që shoqërojnë vajzën gjatë ecjes së saj në Prishtinë.