Duket e pabesueshme, gati si një film komik vizatimor, mënyra se si aktron kjo mace. E shtrirë përtokë në asfaltin e rrugës, macja shtiret si e ngordhur, ndërsa aty pranë i qëndron një qen kureshtar. Ajo qëndron aty për një kohë të gjatë, derisa ngre kokën lart, dhe i mbath me vrap teksa qeni i vërsulet duke rendur pas saj.