Imazhi i pare i Rita Ores ne Fast and Furious 6!

Imazhi i pare i Rita Ores ne Fast and Furious 6!
Mbrëmë është publikuar trajleri zyrtar i serisë së gjashtë të filmit “Fast and  Furious”, ku ka një rol edhe ylli i muzikës, Rita Ora. Në minutën e 1:47 do të  keni mundësinë për të parë një imazh të Rita Orës në film, ndërsa duhet të  presim muajin maj për të parë më shumë. Nëntorin e vitit të shkuar britanikja The Sun pati shkruar për rolin e fituar  nga Rita Ora në këtë film, që sipas saj, Rihana ishte acaruar disi me këtë   fakt, pasi këtë rol e synonte ajo.

“Rihana i kishte impresionuar producentët e filmit me rolin e saj në  Battleship. Por nga ana tjetër, ata kishin mbetur të befasuar nga shkëlqimi i  Rita Orës në provën për filmin. Ata e adhurojnë lukun dhe pamjen e saj”- shkruante The Sun.

Në këtë film, ndër të tjerë, Rita Ora luan përkrah Vin Diesel dhe Deayne  Johnson.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama