I vjedhin fanellen ne mesin e fushes ndersa festonte golin

I vjedhin fanellen ne mesin e fushes, ndersa festonte golin
Futbollisti i ekipit turk Kasimpashës, Pinto Pablo, shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe për këtë arsye festoi gjatë, duke hequr edhe fanellën. Pas këtij momenti, ai u afrua tek tifozët dhe një prej tyre u përpoq t’ja merrte me forcë fanellën, por nuk ja arriti dot.

Pas kësaj, Pinto Pablo festoi me bashkëlojtarët e vet në mesin e fushës. Në këto momente ka shkuar një tifoz, i cili ja ka marrë fanellën nga dora dhe është larguar me vrap. Pavarësisht se është kapur nga forcat e sigurisë, ai ka mundur ta hedhë fanellën në tribunë, e cila është marrë nga miqtë e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama