Hitleri femije shtypet ne nje spot te rreme proteston Mercedes

Hitleri femije shtypet ne nje spot te rreme, proteston Mercedes

Një spot i rremë publicitar, ku Hitleri fëmijë shtypet nga një Mercedes, ka ngjallur jo pak debate. Në videon e krijuar nga studentë të “Filmakademie” të Baden-Wuerttemberg dhe që do të konkurrojë në “First Steps”, aludohet për cilësitë teknike të serisë së re Classe S të Mercedes që fal sensorëve të saj është në gjendje të paralajmërojë një rrezik “para se të ndodh” dhe për pasojë të bllokojë automjetin.

Videoja është përshtatur në “Braunau am Inn”, vendlindjen e Fuehrer. Në të shfaqet Hitleri fëmijë duke vrapuar në rrugë me një balonë dhe e ëma duke varur rroba në kopsht. Në një moment makina shfaqet dhe e përplas. Ai rrëzohet përtokë me këmbët dhe krahët e hapura në formë kryqi të thyer, ndërkohë që e ëma bërtet e terrorizuar: “Adolf!”. Në fund videoja mbyllet me fjalët që i referohen makinës Mercedes: “Njeh rrezikun përpara se të shfaqet”.

Kompania e automobilave të Shtutgartit ka reaguar menjëherë, duke i detyruar autorët e videos që të sqarojnë se Mercedes nuk ka lidhje me spotin. “Nuk na duket e drejtë të përdoret vdekja e një personi në një spot publicitar, sidomos e një fëmije. Ashtu siç nuk na duken e drejtë të përdoren imazhe të lidhura me nazizmin, pavarësisht se bëhet fjalë për një sajim”, thuhet në reagimin e Mercedes. Ndërkohë regjisori i spotit, Tobias Haase, ka sqaruar se e kupton reagimin e kompanisë dhe ka vendosur heqjen e shënimit ku precizohet marka e makinës së prodhuar në Shtutgart.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama